Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani “shkel” Arbërinë

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore të thellë ndaj Arbërisë së Dobrajës në ndeshjen e xhiros së 24 të Superligës së Kosovës në futboll, të luajtur të enjten. Dueli i zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, ku Arbëria ishte nikoqire, është mbyllur me fitoren e thellë të Ballkanit me rezultatin 6:2.

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku (42’, 65’, 67’) ka shënuar “hat-trick” në këtë ndeshje derisa golat tjerë për ekipin e trajnerit Bledi Shkëmbi, i kanë realizuar Arbër Hoxha (33’), Nazmi Gripshi (50’) dhe Mevlan Zeka (80’).

Ndërkohë, për Arbërinë që pësoi humbjen e tretë në stinorin pranveror të Superligës, golashënues ishin Almir Kryeziu (64’) e Marclei (74’). Me këtë fitore, Ballkani është kthyer në pozitën e dytë në tabelë me 51 pikë të mbledhura derisa Arbëria mbetet e teta me 26 pikë.

Artikuj të ngjashëm