Sport

Ballkani përforcohet me futbollistin e Skënderbeut

Ballkani ka transferuar nga Skënderbeu futbollistin, Nazmi Gripshi.

“Nazmi Gripshi vishet portokall. Pas negociatave të gjata ndërmjet KF Skënderbeut nga Korça, arritëm marrëveshjen për pronësinë e kartonit të futbollistit Nazmi Gripshi. Me këtë marrëveshje Gripshi do të jetë lojtar i FC Ballkanit për dy vite të ardhshme, me mundësi vazhdimi”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.

Kurse Gripshi është shprehur i lumtur për këtë transferim.

“Jam i lumtur që u bëra pjesë e klubit të FC Ballkanit, falënderoj presidentin Takaj për besimin e dhënë të deritanishëm. Kurse tani shfletojmë një faqe të re ku falënderoj Arsim Kabashin për vlerësimin dhe dëshirën e tij që të bëhem pjesë e FC Ballkanit”, ka thënë Gripshi.