Ballkani është ngjitur në krye të Superligës së Kosovës në futboll pas fitores 3:1 që e shënoi sot në udhëtim ndaj Llapit. Mirlind Daku (52’ penallti dhe 60’) realizoi dy gola, ndërsa një e realizoi Blend Baftiu (70’).
Për Llapin golin e vetëm e shënoi Arbnor Ramadani (79’). Daku me dy gola të shënuar, ka arritur në shifrën e tetë golave këtë edicion në Superligë pas katër ndeshjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBallkani kryeson renditjen me 10 pikë, dy më tepër se Arbëria e katër më tepër se Trepça ’89. 89-shi triumfoi sot në shtëpi ndaj Prishtinës me 1:0.
Arbnor Muja (81’) realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Në ndeshjen tjetër sot, Drita fitoi 3:1 ndaj Besës.
{gallery}