Ballkani i Suharekës ka bërë të premten mbrëma një kërkesë publike për Federatën e Futbollit të Kosovës. Ballkani, që pretendon titullin, ka vlerësuar se në Superligë po bëhen lëshime kardinale të referëve në kohën kur po vendoset gara për titull.
Te Ballkani janë të shqetësuar që Besfort Kasumi është deleguar të ndajë drejtësinë në ndeshjen Feronikeli – Ballkani, që luhet të hënën në Drenas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBallkani ka njoftuar se disa herë ka kërkuar që mos të delegohet Kasumi për ndeshjet e kësaj skuadre. Klubi suharekas pretendon se Kasumi ka qasje subjektive ndaj Ballkanit.
“Ju lutemi përgjegjësve të delegimit të shfuqizojnë këtë delegim, duke deleguar një refer me etikë më të lartë dhe profesionalizëm të dëshmuar”, shkruan në komunikatën e Ballkanit të publikuar në faqen zyrtare në “facebook”.
Ballkani vlerëson se është dëmtuar nga Kasumi, së fundi në ndeshjen ndaj Dritës në tetor të vitit të kaluar.
Ballkani ka shkuar tutje duke kërkuar që as Fatmir Tahiri mos të delegohet për ndeshjet e tij. Kasumi e Tahiri janë dy prej arbitrave kryesorë në vend.
“Nëse kërkesa jonë nuk pranohet atëherë jemi të detyruar t’i drejtohemi organeve më të larta gjyqësore në Kosovë. Po ashtu shqetësimin do ta dërgojmë edhe në UEFA”, thuhet në njoftim.
Arbitrat nuk deklarohen për pretendimet e klubeve, në bazë të një rregulloreje të brendshme.