Kampioni i Kosovës, Ballkani, po vazhdon përgatitjet për paraqitje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Të enjten skuadra suharekase luajti miqësore me Tiranën.
Ballkani fitoi 3:1, ndërsa golat i shënuan Veton Tusha, Albion Rrahmani dhe Albin Berisha.
Ndeshja u zhvillua në Ohër, ku Ballkani po përgatitjet për ndeshjet evropiane.
Për Ballkanin ishte miqësorja e dytë. Me Strugën kishte barazuar.