Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballistët ndezin atmosferën para përballjes me Milanin

Tifozët e Shkëndijës, Ballistët kanë krijuar një atmosferë fantastike në prag të përballjes së sotme me Milanin në Ligën e Evropës.

Në faqen e zyrtare në Facebook “Ballistët” kanë publikuar pamje nga qendra e Milanit “Piazza Duomo”, duke kënduar këngë patriotike, që tashmë janë bërë tradicionale në përkrahje të sportistëve shqiptarë, transmeton Koha.net.

“Një pjesë e Ballistëve në Piazza Duomo. Ku ka Ballist, ai vend frymon shqip”, thuhet në postimin e Ballistëve, ndërsa theksojnë se “Shkëndija bashkon shqiptarët”.

Rreth 17 autobusë me tifozë të organizuar do t’i japin sonte mbështetje Shkëndijës në San Siro ndaj Milanit.

Videon mund ta shikoni KËTU.