Ekipi kosovar “Bad News Eagles” humbi të dielën ndeshjen vendimtare në CS:GO, PGL Antwerp Major, kundër ekipit brazilian, “Imperial”.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2:0 për “Imperal Esports”, derisa brazilianët ishin në epërsi gjatë tërë ndeshjes.
Me këtë rezultat "BNE" renditet i parafundit në "Legends Stage". Ndonëse s’ka më gjasa për kualifikim, ekipi kosovar do t’i luajë edhe dy ndeshje.