Avokati i Cristiano Ronaldos tha sot se pretendimet që futbollisti portugez përdhunoi një grua janë një "trillim i plotë" dhe se takimi i tyre ishte organizuar me një marrëveshje të përbashkët.
Peter Christiansen lëshoi një deklaratë sot duke mohuar se futbollisti portugez dhe Kathryn Mayorga (34) kishin arritur një marrëveshje në vitin 2010 se ajo nuk do të siguronte informacion për publikun, transmeton kp.
Në kumtesë thuhet se dokumentet e botuara në media rreth takimit të Ronaldos dhe Mayorgas në një hotel në Las Vegas u ndryshuan, përpara se të "publikoheshin në mënyrë të papërgjegjshme".
Më 27 shtator, Mayorga ngriti padi kundër marrëveshjes së mëparshme në Nevada, ku ajo pranoi 375,000 dollarë.
Policia në Las Vegas rihapi një hetim për një sulm seksual gjatë një takimi midis Ronaldo dhe Mayorga-s. Futbollisti portugez vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat.