Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdijaj mbyll edicion me gol dhe me humbje 5:1

Donis Avdijaj ka shënuar golin e vetëm për Hartbergun, që të premten pësoi humbje të thellë. Në kuadër të xhiros së 32-të të Bundesligës së Austrisë, Hartbergu pësoi 5:1 në udhëtim tek Austria Lustenau. Ndeshja i takonte fazës së kampionatit ku luftohet për mbetje në ligë. Ishte xhiroja e fundit.

Avdijaj e shënoi golin në minutën e 79-të. Realizoi për 4:1. Hartbergu prej minutës së 20-të luajti me një lojtar më pak në fushë.

Avdijaj 26-vjeçar, ka shtatë gola këtë edicion në Austri. Hartbergu ka mbetur në ligë. Avdijaj mbyll edicion me gol dhe me humbje 5:1