Sport

Avdijaj i vendosur t’i heshtë kritikët

Sulmuesi kosovar Donis Avdijaj është i vendosur që ta kthejë karrierën e tij në rrugën e duhur te skuadra e Hartbergut. Ish-futbollisti i Schalkes nuk dëshiron të njihet më si lojtar problematik dhe po synon ta heqë këtë njollë me paraqitje të mira në futbollin austriak.

“Unë mund ta ndryshojë imazhin tim vetëm nëpërmjet paraqitjeve të mira në fushë. Ky edhe është syni mi im për shkak se nuk dua që njerëzit të mos shohin si një lojtar që ka bërë gabime gjatë karrierës”, është shprehur Avdijaj në një intervistë të mërkurën. Ai ka insistuar se gjërat po i shkojnë shumë mirë te Hartbergu, i cili është klubi i tij i nëntë në karrierë.

Në dhjetë ndeshje kampionale, Avdijaj ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim.

“Kam ndryshuar shumë në mjedisin tim personal dhe tani jetoj shumë më profesionalisht”, tha Avdijaj. 25-vjeçari ka zbuluar se ka ndryshuar tërësisht dietën e tij dhe ka kryer rregullisht stërvitje shtesë fizike. Ai ka humbur rreth shtatë kilogramë në muajt e fundit. “Donisi i vjetër u mbështet vetëm në talentin e tij, Donis i ri kombinon talentin me punën e madhe dhe të palodhur që e bën”, shtoi Avdijaj. Një synim i madh i sulmuesit është që në një të ardhme të afërt sërish të luajë në Bundesligën e Gjermanisë.

“Një nga qëllimet e mia të mëdha është të kthehem në Bundesligë”, shpjegoi Avdijaj, i cili shënoi dy gola në nëntë paraqit je në Bundesligë për Schalken në sezonin 2016/17. Gjatë karrierës së tij, Avdijaj ka luajtur edhe te Sturm Grazi, Roda, Willem II, Trabzonspori, Heartsi, Emmeni e AEL Limassoli. Në tetor të këtij viti, ai iu bashkua Hartbergut dhe firmosi kontratë deri në verën e vitit 2023. Avdijaj ka edhe gjashtë paraqitje e dy gola të shënuar për Përfaqësuesen e Kosovës.