Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Austria – Sllovakia mbyllet pa fitues

Përfaqësuesja e Austrisë nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 0:0 në shtëpi ndaj Sllovakisë.

Austriakët edhe pse kishin më shumë nga loja, nuk arritën të shënonin golin e fitores në këtë takim.

Te vendasit mundësi të mirë shënimi kanë lëshuar Marcel Sabitzer dhe David Alaba, që nuk gjetën cakun.

Austria është pjesë e Grupit C në Euro 2020 së bashku me Ukrainën, Holandën dhe Maqedoninë e Veriut. Sllovakia është në grup me Spanjën, Suedinë dhe Poloninë.