Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Australiani Alex de Minaur vazhdon ëndrrën

Alex de Minaur ka avancuar në raundin e katërt të Grand-Slamit që po mbahet në shtëpinë e tij në Australi. Këtë sukses e arriti për herën e parë në karrierë.

De Minaur fitoi përballë Pablo Andujarit 6:4, 6:4 dhe 6:2, në ndeshjen e parë të ditës së shtunë, në ditën e gjashtë të turneut.

De Minaur, çerekfinalist i turneut “U.S Open” në vitin 2022, do të luajë kundër Jannik Sinner, i cili në raundin e tretë fitoi përballë japonezit Taro Daniel, 6:4, 1:6, 6:3 dhe 6:1.