Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Augsburgu barazon në shtëpi me Bochumin

Skuadra e Augsburgut nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi kundër Bochumit. Augsburgu barazoi 2:2 në duelin e xhiros së tretë të Bundesligës që u zhvillua të shtunën.

Si për Augsburgun ashtu edhe për Bochumin, ky është barazimi i dytë këtë edicion.

Dion Drena Beljo kaloi Augsburgun në epërsi në minutën e 35-të, përpara se Bochumi të barazojë shifrat me anë të Takuma Asano në minutën e tretë të kohës shtesë.

Në pjesën e dytë, dyja skuadrat shënuan nga një gol. Fillimisht, Augsburgu riktheu epërsinë në minutën e 62-të me golin e Demiroviqit, ndërsa dy minuta me vonë, Asano shënoi për t’i siguruar një pikë Bochumit.

Tek Augsburgu, Elvis Rexhbeçaj ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 78-të.