Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aubameyang: El Clasico, ndeshja më e madhe në botë

Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka fshehur faktin se mezi pret ndeshjen kundër Real Madridit. Ai ka luajtur tashmë gjashtë herë kundër Los Blancos, por çdo herë në Champions League dhe me Borussia Dortmundin. Tani ai do ta bëjë këtë për herë të parë në La Liga me Barcelonën.

“Më pëlqen të luaj kundër Real Madridit. ‘El Clasico’ është ndeshja më e madhe në botë, sepse të gjithë flasin për atë lojë. Ne jemi në formë të mirë tani, duhet të vazhdojmë dhe të kemi besim te vetja”, deklaroi Aubameyang.

Sulmuesi nga Gaboni ka shkëlqyer që prej transferimit nga Arsenali, ku në gjashtë ndeshje ka realizuar pesë gola në La Liga.