Kampioni në fuqi i Spanjës, Atletico Madridi ka fituar në shtëpi përballë Celta Vigos.
Në ndeshjen e xhiros së 26-të të La Ligas, të luajtur të shtunën mbrëma në “Wanda MEtropolitano”, Atletico ka shënuar fitore me rezultatin 2:0.
Dy golat e shënuar nga Renan Lodi, i siguruan tri pikë ekipit të Diego Simeones. Lodi shënoi në minutën e 36-të për epërsinë e Atleticos, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi në minutën e 60-të.
Me këtë fitore, Atletico ka tubuar 45 pikë dhe zë vendin e pestë në tabelë, 15 më pak se Real Madridi që është lider. Celta mbetet e dhjeta me 32 pikë të mbledhura.
Artikuj të ngjashëm