Enrique Cerezo thotë se Atletico e Madridit duhet të këmbëngulë deri në fund për të mbrojtur të drejtat e klubit në rastin e “Griezmannit”.
Administratori i deleguar i bardhekuqve la të kuptohet se klubi madrilen ka prova për marrëveshjen mes Barcelonës dhe Antoine Griezmannit para se të hynte në fuqi ulja e klauzolës së largimit nga 200 në 120 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse klubi ka mbajtur këtë qëndrim do të thotë se ka prova. Duhet t’i studiojmë këto prova dhe nëse i kemi vërtet atëherë do të kërkojmë shumën që ne e konsiderojmë të nevojshme”, tha ai.
Cerezo ka kritikuar ashpër sjelljen e francezit, i cili nuk ia kishte shprehur vullnetin e tij klubit.
“Jam i zhgënjyer nga qëndrimi i lojtarit, sepse dëshironte të largohej dhe nuk na tha asgjë deri në minutën e fundit. Gjithsesi, Barcelona po bën një goditje të madhe. Nuk dëshironim që Griezmanni të largohej, por e mori këtë vendim e tashmë duhet të shohim nëse ishte i drejtë”, u shpreh Cerezo.