Atletico Madrid ka fituar 2 me 0 ndaj Villarrealit në xhiron e 25-të në La Ligë për të vazhduar ndjekjen e Barcelonës në krye të tabelës.
Alvaro Morata dhe Saul shënuan golat për fitoren e 14-të këtë sezon.
Atletico është në pozitën e dytë në tabelë me 50 pikë, shtatë prapa liderit Barcelona. Villarreali është i 18-i me vetëm 23 pikë.