Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico mposht Alavesin

Foto: Reuters

Atletico ka arkëtuar pikët e plota në sfidën e sotme ndaj Alavesit.

Skuadra e Diego Simeones fitoi këtë përballje me rezultat prej 2 me 1, transmeton KOHA.

Ishte Saul ai që i dha epërsinë klubit madrilen në minutën e 59 pas asistimit nga Trippier.

Kurse epërsinë e dyfishoi Diego Costa, duke shënuar nga penaltia në minutën e 71.

Golin e fundit për mysafirët e shënoi Joselu nga penaltia në minutën e 90+1.

Atletico me këtë fitore arrin në kuotën e 58 pikëve dhe mban vendin e tretë. Kurse Alavasi në vendin e 15 ka mbledhur 35 pikë.