Atletico Madridi ka vazhduar me formë të mirë.
Të dielen mbrëma, skuadra nga Madridi e mposhti 2:0 Valencian, në kuadër të La Ligas.
Samuel Lino shënoi për 1:0 në minutën e pestë shtesë në pjesën e parë.
Memphis Depay shënoi golin e dytë në minutën e 57-të.
Me fitore, Atletico doli në vendin e tretë në tabelë me 44 pikë. Në vendin e katërt e ka zhvendosur Barcelonën, që po ashtu i ka 44 pikë.
Girona udhëheq në tabelë me 55 pikë, ndërsa Real Madridi i ka 54 në vendin e dytë. Girona ka një ndeshje më shumë se Real Madridi, Atletico Madridi e Barcelona.