Derbi kryesor i kësaj jave në La Liga ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës nuk ka dhënë fitues.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me një gol shumë të bukur të shënuar nga Saul Niguez në minutën e 21, transmeton Koha.net.
Një pikë Barcelonës në këtë takim ia siguroi sulmuesi Luis Suarez, i cili shënoi në minutën e 82 pas asistimit nga Roberto.
Barcelona mbetet lider me 22 pikë, përderisa Atletico mban vendin e tretë me 16 pikë.