Atletico Madrid ka heshtur Juventusin dhe Cristiano Ronaldon duke i mposhtur 2 me 0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Të dy golat erdhën në 15-minutëshin e fundit të takimit. Jose Gimenez dhe Diego Godin shënuan në minutat 79’ dhe 83’ për fitoren shumë të rëndësishme të skuadrës madrilene.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 12 mars në Torino.