Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico dorëzohet në fund

Atletico Madridi është dorëzuar në gjashtë minutat e fundit të gjithë ballafaqimit.

Skuadra e La Ligës spanjolle të martën mbrëma është mposhtur në udhëtim te Bayer Leverkuseni gjerman me rezultatin 2:0.

Kjo ishte ndeshje e xhiros së dytë e Grupit B.

Robert Andrich shënoi për epërsinë e një goli në minutën e 84-t, ndërsa Moussa Diaby e shënoi golin e dytë tre minuta më pas.

Leverkuseni ka tre pikë në dy ndeshje dhe është në vendin e dytë. Tri pikë ka edhe Atletico në vendin e tretë.