Atletico Madridi do të tentojë që të rikthejë në “Vicente Calderon” portierin belg, Thibaut Courtois, raporton AS.
Transferimi i tij pritet të ndodhë vetëm nëse nga skuadra largohet Jan Oblak në afatin kalimtar të verës, transmeton Koha.net.
Portieri i Chelseat kishte luajtur me sukses për tre sezone në huazim tek Atletico, duke ndihmuar në fitimin e La Ligës.
Kontrata e tij me Chelsean i skadon më 2019.