Atletico Madridi ka barazuar të shtunën 1:1 ndaj skuadrës së parafundit në tabelë, Getafes, në “Wanda Metropolitano”.
Barazimi tregon se synimi i Atleticos sivjet do të jetë përfundimi në top-katërshe.
Atletico kaloi në epërsi në minutën e 60-të me Angelo Correan.
Mysafirët barazuan në minutën e 83-të me Enes Unal nga penalltia.
Atletico është në vendin e katërt me 35 pikë, ndërsa Getafe e 19-ta me 18 pikë.