Stadiumi olimpik "Ataturk" në Stamboll do të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2020, ka deklaruar presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin pas një takimi me Komitetin Ekzekutiv të enjten.
Stadiumi me kapacitet 76 mijë ulëse kishte organizuar finalen spektakolare të vitit 2005, ku Liverpooli u kthye nga disavantazhi 3:0 pas pjesës së parë për të barazuar 3:3 me Milanin e më pas triumfoi pas penalltive. Stadiumi në Stamboll pati konkurrencë arenën "Estadio da Luz" në Lisbonë, ku Real Madridi mposhti 4:1 Atletico Madridin pas lojës shtesë në finalen e vitit 2014, shkruan sot Koha Ditore.
Çeferin po ashtu ka njoftuar se "Gdansk Arena" në Poloni do të organizojë finalen e Ligës së Evropës të vitit 2020, ndërsa "Austria Arena" është zgjedhur për të organizuar finalen e Ligës së Kampionëve të femrave të vitit 2020.
Stadiumi në Gdansk me kapacitet 43 mijë ulëse është zgjedhur para atij të Portos "Dragao". "Dragao" është zgjedhur për të organizuar ndeshjen e Superkupës së Evropës të vitit 2020 mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe atij të Ligës së Evropës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)