Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta mbetet pa Gjimshitin për një periudhë të pacaktuar

Skuadra e Atalantas do të jetë pa mbrojtësin e Shqipërisë, Berat Gjimshitin për një periudhë shkaku i lëndimit. Klubi nga Serie A, të hënën ka njoftuar se Gjimshiti ka pësuar lëndim të këmbës së majtë në duelin ndaj Milanit, në të cilin Atalanta të dielën mbrëma barazoi 1:1 në “San Siro” Gjimshiti ishte titullar në këtë takim, por u zëvendësua minutën e 82-të pas një dueli me sulmuesin Divock Origi.

Në njoftimin e Atalantas thuhet se Gjimshiti menjëherë do t’i nënshtrohet rehabilitimit, por nuk bëhet e ditur periudha që do të qëndrojë jashtë fushës.

29-vjeçari këtë edicion ka dy paraqitje në Serie A.