Xhiroja e fundit në Serie A, do t’i përcaktojë skuadrat që do të marrin pjesë në garat evropiane për sezonin e ri.
Vëmendja kryesore në xhiron e 38-të do të jetë te ndeshjet Atalanta – Sassuolo, Inter – Empoli dhe Spal – Milan.
Atalanta që dhuroi futboll fantastik në këtë edicion në Serie A, do të kërkojë të kurorëzojë me sukses sezonin për ta siguruar një vend që dërgon në Champions League.
Skuadra nga Bergamo, do të jetë nikoqir i Sassuolos të dielën nga ora 20:30.
Sassuolo në këtë ndeshje do të luajë pa ndonjë presion të madh pasi tashmë e ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian, transmeton KTV.
Edhe
Interi pranë titullit, lufta për pozitat e tjera
Atalanta po kalon një ecuri fantastike në ligë ku në 12 ndeshje është pa humbje dhe llogaritet favorit përballë Sassuolos.
Me fitore eventuale ekipi i drejtuar nga Gasperini do të siguronte pjesëmarrjen në Champions.
Në situatë të ngjashme është edhe Interi, që i duhen vetëm tri pikë për ta konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Por, pikët i duhen edhe Empolit, që synon mbijetesën në xhiron e fundit.
Edhe
Interi synon këndelljen pas disfatës në derbi
Milani i Gattusos mund të luajë edhe sezonin tjetër në Europa League. “Kuqezinjtë” llogariten favorit përballë Spalit, por duhet të shpresojnë në gabimin e Interit apo Atalantas, për të siguruar Championsin.
Kampioni i Serie A, Juventus, kampionatin do ta mbyllë si mysafir i Sampdorias, ndërsa Napoli te Bologona.