Kristijan Asllani ka thënë se ka dëshirë të provojë me goditje nga distanca.
Ndaj Ishujve Faroe kishte tri goditje të pasakta, por edhe një të saktë që përfundoi me supergol.
“E kisha ndarë mendjen që të gjuaja në portë. Topi më erdhi nga Nedimi dhe u shënua goli. Asnjë ndeshje nuk është e thjeshtë dhe na mbetet të shikojmë drejt ndeshjeve të tjera. Unë jap çdo gjë në fushë, jap zemrën. Sonte kisha shumë dëshirë të luaj dhe përfundoi mirë. E falënderoj trajnerin që më dha rastin të luaj nga minuta e parë dhe besoj që e kam shfrytëzuar rastin, jo vetëm me golin. Të gjithë e dinë që kam dëshirë të godas nga jashtë. Sonte tri herë topi shkoi keq, por më pas e gjeti cakun”, ka thënë Asllani.