Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asani në formë, shënon golin e gjashtë për Kisvardan

Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Jasir Asani, është në formë të mirë në elitën e futbollit të Hungarisë.

Asani të enjten mbrëma shënoi gol në fitoren që Kisvarda e arriti kundër Ujpestit me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 31-të.

Asani e shënoi golin e dytë, atë të fitores, e që ishte i gjashti në këtë kampionat.

Kisvarda është në pozitën e dytë me 53 pikë, aq sa ka edhe Pushkash Akademy.

Asani u zëvendësua në minutën e 62-të, ndërsa Driton Camaj luajti deri në minutën e 79-të. Herdi Prenga e kompletoi ndeshjen.

Lirim Kastrati ishte në bankën rezervë te Ujpesti.

Artikuj të ngjashëm