Arsenali ka shtuar interesimin në sulmuesin e Bordeauxit, Malcolm, për zëvendësimin e Alexis Sanchezit.
“Topçinjtë”, sipas Goal, janë një nga tri klubet e Premier Ligës që duan transferimin e futbollistit. Ata do të përballen me Manchester Unitedin dhe Tottenhamin.
Arsenali do ta shesë Sanchezin këtë muaj te Manchester City, ndërsa opsion i hapur mbetet edhe Thomas Lemar i Monacos. Sipas këtij raportimi, Monaco kërkon rreth 60 milionë funte, ndërsa Arsenali po ofron 40.
20-vjeçari Malcolm mbetet opsioni kryesor që është përcjellë qe një kohë nga skautët e Arsenalit. Deri tani në 18 ndeshje në Ligue 1, Malcolm ka realizuar shtatë gola dhe ka asistuar katër herë.
Arsenali mësohet se po kërkon edhe futbollistin e Boca Juniorsit, Cristian Pavon.