Arsenali ka humbur ndeshjen e xhiros së 30-të të Premier Leagues. Të shtunën, Arsenali pësoi 2:1 nga Brighton & Hove Albion. Brightoni golin e fitores e shënoi në minutën e 95-të.
Neal Maupay shënoi golin e fitores. Në fakt Arsenali kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 68-të, kur realizoi Nicolas Pepe. Lewis Dunk barazoi shifrat në minutën e 75-të kurse në fund realizoi edhe Maupay. Shkodran Mustafi reagoi ngathët te aksioni i golit vendimtar. Mustafi e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes.
Granit Xhaka mungoi te Arsenali për shkak të një lëndimi. Arsenali renditet i nënti me 40 pikë, kurse Brightoni është i 15-ti me 32 pikë. Kjo fitore ishte e rëndësishme për Brightonin në garë për mbetje në elitën angleze.