Arsenali i Mikel Artetas ka kaluar në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Evropës pasi ka mposhtur Benfican me përmbysje, 3:2.
Pierre Emerick Aubameyang realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 21-të, para se Goncalves të barazonte gjithçka pak para fundit të pjesës së parë.
Në minutën e 61-të Rafa Silva shokoi “Topçinjtë” duke kaluar ekipin portugez në epërsi.
Pasi që ndeshja e parë, ku Benfica konsiderohej vendas u mbyll baras 1:1, Arsenalit i duhej patjetër përmbysja për të kaluar tutje.
Këtë e arriti përmes Kieran Tierneyt që barazoi gjithçka në minutën e 67-të dhe Aubameyangut që me golin e dytë në minutën e 87-të ia siguroi fitoren klubit të tij.