Arsenali e ka humbur mundësinë që të hyjë në mesin e katër skuadrave më të forta në Premier League.
Të dielën, Arsenali vendës barazoi pa gola me skuadrën e Burnleyt, pozitës së fundit në elitën e futbollit të Anglisë.
“Revolveristët” i patën disa mundësi të mira shënimi por pa ia arritur ta zhbllokojnë rezultatin.
Ky barazim për Burnleyn është ndalja e serisë së tri disfatave të njëpasnjëshme. Por, Burnley është në pozitë të vështirë. Ka vetëm 12 pikë, në 20 ndeshje të luajtura.
Ndërkohë Arsenali, që është pa fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ka 36 pikë në 21 ndeshje.
Granit Xhaka nuk luajti në këtë ballafaqim pasi ishte i suspenduar shkaku i kartonit të kuq.