Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali eliminohet nga FA Cup

Arsenali është eliminuar nga FA Cup pasi ka pësuar humbje turpëruese 4 me 2 nga Nottinghami në rrethin e tretë.

Kampioni i fundit i kësaj kupe pësoi golin e parë në minutën e 20-të nga Eric Lichaj. Rezultati u barazua në minutën e 23-të përmes Per Mertesackerit, por vendasit u kthyen në epërsi në fund të pjesës së parë, sërish përmes një goli të Lichaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një rezultat i tillë u përsërit edhe në pjesën e dytë. Brereton dhe Dowell realizuan nga penaltitë për Nottinghamin, ndërsa Danny Welbeck shënoi golin tjetër për Arsenalin.