Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali e Milani e nisin mbarë aventurën në Ligën e Evropës

Arsenali dhe Milani kanë shënuar fitore në ndeshjet e tyre të para në Ligën e Evropës.

Arsenali fitoi 4 me 2 në shtëpi ndaj Vorsklas, transmeton Koha.net. Aubameyang shënoi dy herë, kurse nga një gol shënuan Welbeck e Ozil.

Për mysafirët shënuan Chesnakov e Sharpar.

E Milani e mposhti në udhëtim Dudelangen me rezultat prej 0-1.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Higuain në minutën e 59 pas asistimit nga Castillejo.