Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arrizabalaga i pakënaqur te Chelsea, në janar pritet të largohet

Kepa Arrizabalaga

Kepa Arrizabalaga pritet të largohet nga Chelsea gjatë janarit, pasi ka humbur vendin e titullarit.

Portieri spanjoll bëri disa gabime edicionin e kaluar dhe humbi besimin e trajnerit Frank Lampard.

Londinezët tanimë kanë transferuar senegalezin Edouard Mendy, që është stabilizuar si titullar te Chelsea.

“Blutë e Londrës” po e mendojnë huazimin e portierit që haptazi ka shprehur pakënaqësinë e tij.

Gjiganti anglez në vitin 2018 kishte paguar 80 milionë euro për transferimin e portierit.

Valencia, Roma dhe Sevilla janë tri skuadrat e interesuara për shërbimet e portierit spanjoll.