Tyson Fury e Oleksandr Usyk janë pajtuar që të përballen mes vete vitin e ardhshëm, raporton “Sky Sports”.
Do të jetë meç unifikues për të gjithë titujt e mëdhenj të botës në peshën e rëndë.
Fury ka titullin WBC, ndërsa Usyk ka titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO.
Bob Arum i Top Rank, kompanisë amerikane që është bashkëpromotore e Furyt, ka njoftuar për “Sky Sports”, se as Fury e as Usyk nuk do të pranojnë oferta tjera para përballjes mes vete.
Fury e Usyk pritet të përballen nga muajt e parë të vitit të ardhshëm. Ka mbetur vetëm data e saktë dhe lokacioni për t’u finalizuar.
“Dy boksierët janë pajtuar që të përballen mes vete në meçet e tyre të radhës. Me Furyn dhe Usykun kemi të bëjmë me dy të pjekur. Usyk është shok i mirë i imi, shumë inteligjent dhe Tysoni është Superman, si sportist dhe si intelekt”, ka thënë Arum. “Ata duan meçin. Të dy duan të ndeshen, kështu që nuk do të ketë shumë dilema. Jam shumë optimist se do të realizojmë këtë. Siç kam thënë të dy boksierët janë pajtuar të ndeshen mes vete në meçet e radhës”.
Edhe
Usyk çimenton statusin si boksieri më i mirë i kategorisë së rëndë i gjeneratës së tij
Britania e Madhe dhe Lindja e Mesme janë destinacione për superpërballjen.
“Pyetja është vetëm data e saktë dhe vendi. Por, kjo luftë definitivisht do të ndodh dhe do të ndodh në katër muajt e parë të vitit të ardhshëm”, tha Arum.