Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Argjentina barazon me Afrikën e Jugut

Futbollistet e Argjentinës ende nuk e kanë shënuar fitore në Kampionatin Botëror që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re. Pas humbjes në ndeshjen e parë nga Italia, Argjentina në duelin e dytë të këtij turneu barazoi me Afrikën e Jugut, që po ashtu nuk ka ende fitore.

Në ndeshjen e luajtur të premten në kuadër të Grupit G, rezultati ishte 2:2.

Ishin futbollistet e Afrikës së Jugut, ato që zhbllokuan rezultatin në pjesën e parë, përpara se ta dyfishonin epërsinë në fillim të pjesës së dytë.

Megjithatë, Argjentina reagoi në 15-të minutat e fundit të ndeshjes për të shënuar dy gola dhe siguruar një pikë nga kjo përballje.

Me këtë barazim, si Argjentina ashtu edhe Afrika e Jugut, kanë tubuar nga një pikë dhe ndajnë dy pozitat e fundit në grup.

Artikuj të ngjashëm