E mërkura është shpallur si ditë festive për të gjithë punonjësit dhe studentët në Arabinë Saudite, pasi kombëtarja fitoi të martën ndeshjen e Kupës së Botës kundër Argjentinës. Fitorja është cilësuar befasi dhe historike për një komb që nuk e ka në traditë futbollin e që është konsideruar autsajder në Grupin C.
Mbreti Salman miratoi një sugjerim të bërë nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman për të festuar fitoren e ekipit kombëtar me një organizim maratonik.
Të gjithë punonjësve dhe studentëve të sektorit publik dhe privat në të gjitha fazat arsimore do t'u jepet pushim, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit.