Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aquilani tërhiqet nga futbolli aktiv

Ish-mesfushori i Përfaqësueses së Italisë, Alberto Aquilani, të premten është tërhequr nga futbolli aktiv pas 16 vjetësh si profesionist.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediumet italiane, kurse është konfirmuar edhe nga Aquilani në rrjetet sociale, transmeton Koha Ditore.

Edicionin e fundit, Aquilani ishte pjesë e ekipit Las Palmas, që luajti në divizionin e dytë të Spanjës dhe pati vetëm 21 ndeshje.

"Ka ardhur koha që të tërhiqem nga futbolli, pavarësisht se kam marrë oferta. Jam i kënaqur që kam realizuar ëndrrën fëmijërore dhe kam qenë pjesë e ekipeve të mëdha evropiane", ka thënë Aquilani 34-vjeçar.

Aquilani karrierën si profesionist e ka nisur te Roma, kurse ka luajtur edhe te Liverpooli, Juventusi, Milani, Fiorentina, Sportingu, Pescara e Sassuolo. Ka edhe 38 ndeshje me Përfaqësuesen e Italisë.