Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Antetokounmpo dhe Schroder në pesëshen më të mirë

Është shpallur edhe pesëshja më e mirë e Eurobasketit. Pjesë e saj natyrisht është spanjolli Willy Hernangomez, që u shpall lojtari më i vlefshëm i Evropianit të basketbollit (MVP).

Hernangomezit në pesëshen më të mirë i janë bashkuar Lorenzo Brown i Spanjës, Dennis Schroder i Gjermanisë, Giannis Antetokounmpo i Greqisë dhe Rudy Gobert i Francës.