Mesfushori i Crystal Palacet, Conor Gallagher, është thirrur nga përfaqësuesja seniore e Anglisë për herën e parë pasi pesë lojtarë do të mungojnë në ndeshjen kualifikuese të Botërorit në udhëtim te San Marino.
Jack Grealish, Raheem Sterling, Luke Shaw, Jordan Henderson dhe Mason Mount nuk do të udhëtojnë fare.
Henderson dhe Grealish janë kthyer te klubet e tyre, Liverpooli dhe Manchester City, për të parë nëse kanë lëndime serioze.
Sulmuesi i Cityt, Sterling, nuk do të jetë për shkaqe personale.
Mesfushori i Chelseat, Mount, është duke u shëruar nga një operim i dhëmbëve, kurse mbrojtësi i Unitedit, Shaw, ka pësuar tronditje.
Gallagher, i huazuar nga Chelsea, do t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Gareth Southgate.
Edhe
Bellinghami kthehet tek Anglia
21-vjeçari luajti për Anglinë U21 në fitoren kundër Republikës së Çekisë të martën.
Ka shkëlqyer me Crystal Palacen këtë edicion, me katër gola të shënuar në 10-të paraqitje në Premier League.
Anglia ka nevojë vetëm edhe për një pikë për ta siguruar kualifikimin direkt në Katari 2022.