Anglia ka shënuar të hënën fitore shumë të thellë në Evropianin e futbollisteve që po mbahet pikërisht në Angli. Anglia ka fituar 8:0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen në Brighton, para 29 mijë shikuesve.
Në fakt anglezet ndalën pak ritmin në pjesën e dytë, pasi në të parën i shënuan gjashtë gola. Georgia Stanway realizoi penallti në minutën e 12-të për 1:0. Lauren Hemp shënoi më pas, ndërsa dy gola i shtoi Ellen White.
“Hat-trick” realizoi Beth Mead, ndërsa një gol e shtoi Alessia Russo. Anglia udhëheq në grupin A me gjashtë pikë. Në ndeshjen e parë kishte fituar 1:0 ndaj Austrisë. Ndërkohë Norvegjia në ndeshjen e parë kishte fituar 4:1 ndaj Irlandës Veriore.
Të hënën mbrëma, Austria e mposhti Irlandën Veriore me shifrat 2:0.