Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anglia mbetet e përkryer në kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”

Anglezët të enjten mbrëma fituan kundër Hungarisë me rezultatin 4:0.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Gareth Southgate i ka fituar të gjitha katër ndeshjet në Grupin I, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ka pesë pikë më shumë se Polonia dhe Hungaria, dhe gjashtë më shumë se Shqipëria në vendin e katërt.

Andorra është e pesta me tri pikë, ndërsa San Marino i fundit pa pikë.

Raheem Sterling në minutën e 55-të, Harry Kane në minutën e 63-të, Harry Maguire në minutën e 69-të dhe Declan Rice ishin shënuesit e Anglisë në fitoren që u arrit në stadiumin Pushkash Arena në Budapest.

Artikuj të ngjashëm