Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anglia, destinacioni i ardhshëm i Lewandowskit

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League, ka raportuar “Bild” të hënën. Madje, thuhet se nëse Bayerni vendos ta shes Lewandowskin pas përfundimit të këtij edicioni, atëherë sulmuesi do të transferohet në Angli.

Bëhet e ditur se skuadrat e mëdha angleze kanë shprehur interesim për Lewandowskin, i cili edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira. 32-vjeçari mbetet njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian. Këtë edicion, Lewandowski ka shënuar 43 gola dhe ka bërë tetë asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat. Lewandowski ka kontratë me skuadrën bavareze deri në vitin 2023.