Një ekip i gjyqtareve do të jenë në fushë të pranishme për ta gjykuar duelin kualifikues të Kupës së Botës ndërmjet Andorrës dhe Anglisë.
Ukrainasja Kateryna Monzul do të jetë gjyqtare kryesore, ndërsa bashkëkombëset e saj, Maryna Striletska dhe Svitlana Grushko, do të jenë asistente të saj.
Stephanie Frappart e Francës do të jetë gjyqtare e VAR-it.
Do të jetë hera e parë për ekipin senior të Anglisë në konkurrencën e meshkujve që gjykohet nga ekipi i gjyqtareve.
Ndërkohë, Denys Shurman dhe Viktor Matyash janë të deleguar si gjyqtar i katërt dhe asistent i VAR-it.
40-vjeçarja Monzul e gjykoi vitin e kaluar edhe takimin e Ligës së Kombeve në mes të San Marinos dhe Gjibraltarit.
Artikuj të ngjashëm
-
FIFA me ndryshime të procedurës së VAR-it që nga ndeshja Franca – Maroku
-
Zwayer drejton ndeshjen mes Holandës dhe Anglisë
-
Në Katar shkruhet historia, tri gjyqtare drejtojnë një ndeshje
-
Gjyqtarja Frappart drejton ndeshjen Gjermani – Kosta-Rikë
-
FIFA zgjedh gjashtë gjyqtare femra për Botërorin e meshkujve në Katar