Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti beson në rikthimin e skuadrës së tij në ndeshjen e dytë. Reali humbi 1:0 nga PSG-ja në Paris, të martën. Ishte ndeshja e parë e një të tetës së finales së Championsit.
“E kemi ndeshjen e kthimit dhe ka shumë futboll për të luajtur ende”, ka thënë Ancelotti.
“Sonte nuk kemi mundur të dalim para kur kishim topin dhe kemi humbur shumë pasime për shkak të presionit të lartë të vendasve. Ata e bënë këtë mirë dhe na kanë shkaktuar vështirësi në këtë drejtim. Duhet të bëjmë më shumë presion në ndeshjen e dytë. Jemi prapa në rezultat dhe duhet të jemi më të mirë me topin, që nuk e kemi bërë si duhet sonte”, ka shtuar tekniku italian.