Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti: Ibra e Ronaldo të pavdekshëm

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, beson se Milanit është duke i munguar diçka përkundër që Zlatan Ibrahimoviqi është i pavdekshëm, si Cristiano Rondaldo.

“Milani ka pasur rezultate shumë të mirë por ende po po ju mungon diçka për të qenë në nivel të Juventusit dhe Interit. Megjithatë, mos harroni se ky është një sezon i quditshëm në Evropë, por shoh rezultate mjaft befasuese”, është shprehur Ancelotti, transmeton KOHA shkrimin e mediave italiane.

Ancelotti, që ka menaxhuar edhe Ibrahimoviqin e Ronaldon është shprehur se ata janë të pavdekshëm.

“Kur Ibra shkoi për të luajtur në Amerikë mendova se ishin përshëndetjet e fundit. Megjithatë, ai shënoi në secilën ndeshje. Tani është kthyer në Itali, mendova se ishte, dhe sërish, ai shënon çdo të diele. Pyeteni atë nëse e kam kërkuar te Napoli. Ai është i pavdekshëm, si Ronaldo. Të vazhdosh të luash është e lehtë, por ata jo vetëm që luajnë, por shënojnë gjithnjë dhe kjo nuk është e lehtë”, ka thënë Ancelotti.