Skuadra turke Anadolu Efes Istanbul është kampione e Euroligës në basketboll. Efesi të dielën fitoi titullin e parë evropian në histori.
Në ndeshjen përfundimtare të “Final Four 2021”, të zhvilluar në Koeln të Gjermanisë, Efesi e mposhti Barcelonën me shifrat 86:81.
Të gjithë lojtarët e Efesit fituan titullin për herë të parë. Ergin Ataman është bërë i pari trajner nga Turqia që fiton titullin e kampionit në Euroligë.
Barcelona u kthye nga disavantazhi prej 11 pikëve për ta bërë sfidën interesante në çerekun e katërt. 3:25 minuta para fundit, Barcelona ishte vetëm një pikë prapa. Pos Vasilije Miçiq shënoi 7 pikë në tre minutat e fundit për ta ndihmuar Efesin të fitojë trofeun. Miçiq ndeshjen e mbylli me 25 pikë e pesë asistime. Shane Larkin shtoi 21 pikë, ndërsa Sertac Sanli kontribuoi me 12. Cory Higgin udhëhoqi Barcelonën me 23 pikë, ndërsa Kyle Kuric realizoi 18 pikë.
Në ndeshjen për vend të tretë Armani Milan fitoi ndaj CSKA Moskës me 83:73.