Një ndër lojtarët më të dalluar në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll, Amin Hot, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Bashkimit.
Fundori i Trepçës thotë se finalja ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë.
“Po ndihem sikur jam nga Mitrovica dhe i jam gëzuar shumë këtij trofeu. Dua të falënderoj bashkëlojtarët që nuk janë dorëzuar në këtë takim. Kemi luftuar shumë që ta fitojmë këtë ndeshje, nuk jemi dorëzuar dhe e arritëm. Gjatë sezonit nuk kemi pasur edhe ndeshja shumë të mirë por nuk jemi dorëzuar dhe kemi luftuar për ta fituar këtë trofe dhe besoj se e kemi merituar”, deklaroi Hot.
Hot ndeshjen e mbylli me me 15 pikë dhe 10 kërcime.
Artikuj të ngjashëm